E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri Hasani pret në takim kryetaren e Komunës së Luginës së Preshevës: Mbështetja jonë, jo vetëm politike, por edhe në nisma konkrete

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka konfirmuar angazhimin e Tiranës zyrtare në mbështje të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë.

Gjatë një takimi me kryetaren e Komunës, Ardita Sinani, dy politikanët kanë diskutuar për forcimin e  bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale, si dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.

Nga ana e tij shefi i diplomacisë Igli Hasani ka vënë në dukje se përtej mbështetjes politike, qeveria shqiptare ka në fokus nisma konkrete në fushën e ekonomisë, arsimit e kulturës për të mbeshtetur shqiptarët e Preshevës./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›