E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministri Hasani uron Pavarësinë e Kosovës: Do mbështesim gjithmonë vendin që i takon në strukturat ndërkombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar Kosovën me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë.

Hasani ka theksuar se Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në organizatat ndërkombëtare.

Mesazhi i plotë:

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Sot, ne festojmë lirinë e sovranitetin e Kosovës, por edhe përulemi për përpjekjet dhe sakrificat e jashtëzakonshme të vëllezërve e motrave tanë për një Kosovë demokratike, të sigurt e të begatë.

Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në strukturat europiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›