E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Hoxha mohon fyerjet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut: S’ka tymnajë që na ndan!

Pretendimet se ka fyer shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet disa mesazheve telefonike janë hedhur poshtë nga Ministri i jashtëm Ferit Hoxha.

Reagimi i tij erdhi gjatë një konference për shtyp që ai mbajti së bashku me kryetarin e komunës së Çairit, në Shkup, Izet Mexhiti.

“Nuk ka tymnajë që na ndan. Nuk ka tymnajë që ne na vë kundër njëri-tjetrit. Nuk ka asnjë tymnajë që mund të na zërë sytë. Edhe në familje ka zënka, ka keqkuptime, ama ne duhet të fokusohemi tek çështja kryesore që është integrimi”, tha Ministri i jashtëm Ferit Hoxha.

Më tej, Hoxha dhe Mexhiti bënë me dije se gjatë takimit u diskutua dhe përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Pak kohë më parë, çështja e gjuhës shqipe u rikthye në qendër të vëmendjes në vendin fqinj, pasi studentët u ngritën në protestë duke kërkuar që provimet e jurisprudencës të jepeshin në gjuhën e tyre amtare.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›