Ministri Igli Hasani viziton Kievin, pritet të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtmi, Igli Hasani, ka mbërritur këtë të premte në Kiev për një vizite pune në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm Ukrainë-Europa Juglindore.
Takimi ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe të sigurisë mes Ukrainës e shteteve të Evropës Juglindore. Gjithashtu takimi do të shërbejë si platformë për diskutime të thelluara mbi zhvillimet aktuale në rajon.
Gjatë bisedimeve në Kiev ministri Hasani dhe homologët nga Evropa Juglindore dënuan hapur agresionin ushtarak të Rusisë dhe ofruan mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainës.
Ndërsa qëndron në Kiev, kryediplomati Hasani do të takohet me presidentin e e vendit Volodymir Zelensky, kryeministrin Denis Shmyhal, homologun ukrainas, AndriiSybiha dhe zyrtarë të tjerë.
Vizita e ministrit tonë të Jashtëm në Kiev është një hap i rëndësishëm në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës dhe do të kontribuojë në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe./vizionplus.tv