E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Limaj Koncesioni mund te jete zgjidhja me e mire


Ministri i Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit Fatmir Limaj deklaron per BBC-ne se ekspertet e Kosoves dhe te Shqiperise po shikojne modalitetet per konkretizimin e marreveshjes per shfrytezimin e portit te Shengjinit nga ana e Kosoves. Sipas tij rregullimi i kornizes ligjore qe do ta bente te mundur perdorimin e portit te nje shteti nga nje shtet tjeter eshte perparesi e punes se qeverise ne Prishtine dhe asaj ne Tirane. Zoti Limaj tashme beson se me perfundimin e pjeses te autostrades qe lidh Kosoven me Shqiperine do te perfundoje edhe projekti per shfrytezimin e portit te Shengjinit.
Me kerkese te pales kosovare kryeministri i Shqiperise Sali Berisha ka konfirmuar para kater vjetesh se porti i Shengjinit do te jete ne dispozicion te Kosoves ku vendit i siguron dalje ne det por tashme kjo ka mbetur vetem nje marreveshje politike. Ministri Limaj thote se perkunder vullnetit politik te te dyja paleve realizimi i ketij projekti po merr kohe per shkak te problemeve ligjore qe duhen zgjidhur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›