E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Rexhepi kritikohet për mosbashkëpunim

Ministri i brendshëm Bajram Rexhepi është kritikuar sot përsëri nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në takimin e sotëm kritikat iu adresuan për mosbashkëpunim me komisionin.

Kryetari i komisionit Ahmet Isufi tha se komisioni i ka dërguar kërkesë me shkrim MPB-së për të informuar komisionin për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend pasi që edhe përkundër bisedimeve në Bruksel në veri të vendit po ndodhin sulme dhe shpërthime të njëpasnjëshme. Sipas komisionit ministri Rexhepi nuk i është përgjigjur fare.

“Ne iu kemi drejtuar MPB që të na e dërgoj një informatë lidhur me incidentet që kanë ndodhur kohen e fundit. Ne ende nuk e kemi marrë ”, tha Isufi.

Ndërkaq anëtari i Komisionit nga radhët e Vetëvendosjes Rexhep Selimi tha se sa i përket raportimit të MPB në komision asnjëherë nuk i është përgjigjur kërkesës, përkundrazi sipas tij Ministria ka mbajtur qëndrim në kundërshtim me komisionin.

Në fillim të muajit mars katër anëtarë të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të vizitojnë Brukselin ku temë e bisedimeve do të jetë situata e përgjithshme e sigurisë në vend./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›