E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm i Serbisë: Dakordësi në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka pretenduar se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe në Bujanoc.

Deklaratën Gjuriç e bwri gjatw njw interviste të mërkurën (29 korrik) për Radio Beograd, ku tha se kishte patur “diskutime të mira” me Ministrin tonë të Jashtëm, Ferit Hoxhën.

“Jam i kënaqur që pata bisedime të mira me ministrin e ri të Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një dakordësi në parim për hapjen e konsullatave të dy vendeve tona në Shkodër dhe në Bujanoc“, u shpreh Gjuriç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›