Ministri i Jashtëm italian, Di Maio: Italia nuk vë veton ndaj sanksioneve të energjisë ruse

“Italia nuk do” të vërë veton “për asnjë sanksion të ri mbi energjinë nga Rusia, por dëshiron një tavan të BE-së për çmimet e gazit”. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, në një intervistë për CNN, duke siguruar se qeveria do të vazhdojë përpjekjet e saj për të reduktuar varësinë nga nafta dhe gazi i Moskës.