Ministri i Jashtëm italian Frattini sot në Tiranë

Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini do të zhvillojë sot, një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me autoritetet më të larta të vendit. Procesi i liberalizimit të vizave dhe integrimi i Shqipërisë në BE, do të jenë çështje kryesore të axhendës së kryediplomatit italian, që njihet si një lobues i fuqishëm i aspiratave të Shqipërisë për integrimin evropian.
Axhenda e vizitës disaorëshe në Tiranë, do të nisë me një takim me zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta.
Takimet e ministrit të Jashtëm italian do të vijojnë me kryeministrin Sali Berisha me të cilin do të japë dhe një deklaratë për shtyp dhe rreth orës 13:00 me presidentin e Republikës, Bamir Topi.
Temë e diskutimeve me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar do të jenë dhe çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe bashkëpunimit rajonal.