Ministri i Jashtëm rus do të vizitojë një vend të BE-së për herë të parë që nga fillimi i luftës

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov planifikon të vizitojë Maltën në dhjetor për të marrë pjesë në një takim të kabinetit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), njoftoi sot gazeta Vedomosti, duke cituar një zëdhënëse të Ministrisë së Jashtme.
Ky do të jetë udhëtimi i parë i Lavrov në një vend anëtar të BE-së që kur ushtria ruse pushtoi Ukrainën në shkurt 2022.
Ambasada e Maltës në Rusi i tha gazetës se “të gjitha vendet anëtare” të OSBE-së, “përfshirë Federatën Ruse”, do të marrin pjesë në takimin ministror, duke shtuar se detajet praktike mbeten për t’u zgjidhur përpara se t’u dërgohen ftesat delegacioneve. /vizionplus.tv