Ministri i Jashtëm sirian ngre flamurin e ri në selinë e OKB-së

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad al-Shaibani ka ngritur flamurin e ri të vendit të tij në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në atë që ai e ka cilësuar si një moment “historik”.
Shaibani ka ngritur flamurin e ri sirian me tre yje të miratuar zyrtarisht përpara ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, pas përmbysjes në dhjetor të sundimtarit të gjatë Bashar al-Assad.
Në një intervistë me transmetuesin e Katarit Al Jazeera, Shaibani thotë se ngritja e flamurit të ri është një hap që “sirianët e prisnin për 14 vjet” që kur Assadi shtypi protestuesit paqësorë, duke ndezur një luftë civile.
Lëvizja “nuk është vetëm një hap simbolik”, por “përshëndet kujtimin e popullit sirian dhe kurorëzon fitoren e tyre”, shtoi ai.
/rtsh.al/