E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Kurtit dënohet me burg/ Xhelal Sveçla, një vit burg me kusht, pas gazit lotsjellës në Kuvend në 2018

Xhelal Sveçla, një nga ministrat më të besuar të Albin Kurtit, është dënuar me një vit burgim me kusht nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai u shpall fajtor për “përdorim të armës” apo “mjetit të rrezikshëm” në seancën e Kuvendit të Kosovës në 21 mars të vitit 2018, kohë gjatë së cilës deputeti i opozitës hodhi gaz lostjellës brenda në sallë.

Gjykata vendosi që dënimi të mos ekzekutohet nëse Sveçla nuk kryen vepër tjetër penale gjatë afatit të kushtëzuar.

Ai është gjithashtu i detyruar të paguajë shpenzimet e procesit gjyqësor.
“Dënim me burgim me kohëzgjatje 1 viti, nëse nuk kryen vepra penale brenda afatit të kushtëzuar. Pala mund të parashtrojë ankesë brenda 30 ditësh”,
tha Sadikaj.

Në seancën e kësaj të marte u dha dënimi, ndërsa togat e zeza e shpallën fajtor Sveçlën që në 2 shtator.

Për shkak të aktit të Sveçlës seanca e 21 marsit 2018-të, e drejtuar nga Kadri Veseli (kryeparlamentar) u ndërpre.

Njejt si shefi i tij politik, as Sveçla nuk i respekton institucionet e drejtësisë duke mos u paraqitur në sallë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›