E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Mbrojtjes, Imami: Publikimi i dokumenteve nga PS, cenon rëndë sigurinë kombëtare

27-09-2012 / Gazeta 55

UPDATE- Ministri i mbrojtjes Arben Imami ka reaguar sot në lidhje me akuzat e opozitës për blerjen e armatimeve për Shërbimin Informativ të Ushtrisë.
Në një konferencë për shtyp, ministri Imami i ka cilësuar si të pafalshme publikimin e dokumenteve sekrete nga ana e Partisë Socialiste. Sipas tij publikimi i këtyre dokumenteve cenon rëndë sigurinë kombëtare.
“Është e pafalshme që dokumentet që mbajnë sigla sekrete të dalin jashtë. Është e pafalshme që dokumentet sekrete dalin nëpër konferenca shtypi. Kjo tregon se PS-ja s`ka kapacitet për të mbajtur përgjegjësi shtetërore”- theksoi Imami.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›