Ministri i Mbrojtjes së Estonisë i mbijeton një vote mosbesimi

Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Kalle Laanet i ka mbijetuar një votimi mosbesimi të kërkuar për shkak të shkurtimeve të planifikuara në buxhetin ushtarak.
Në parlament, të martën, 42 ligjvënës votuan pro për shkarkimin e politikanit 55-vjeçar nga Partia liberale e Reformës, ndërsa 57 votuan kundër mocionit, që ishte prezantuar nga dy parti të opozitës.
Qeveria ka në plan të ulë shpenzimet për mbrojtjen në vitet e ardhshme në krahasim me programet ekzistuese të shpenzimeve.
Sipas mocionit të censurës, shpenzimet do të jenë 114 milionë euro (139 milionë dollarë) më të ulëta nga sa ishin planifikuar.
Rreth 270 vende pune priten të shkurtohen gjithashtu në sektorin e mbrojtjes./ ATSH