Ministri japonez, i dehur ne takimin e G7

Videoja ku ministrit i mbylleshin syte, i keputej koka dhe ngaterronte pjesemarresit ne konference, pati nje sukses te jashtezakonshem ne You Tube dhe shkaktoi reagime ne Japoni. Ka qene i ashper qendrimi i opozites, per mesazhin e sikletshem qe ai i transmetoi botes, ndersa kerkoi doreheqjen.
Vete ministri eshte mbrojtur duke thene, se shkak per gjendjen e tij ishin bere disa ilace qe kishte pire per gripin. Doreheqja e ministrit do te ishte nje tjeter goditje per ekonomine japoneze, qe shenoi renien me te madhe qe nga Lufta e Dyte Boterore. Por pas kthimit ne Japoni asgje nuk ka ndryshuar per ministrin, pavaresisht akuzva te ish-kryeministrit Mori se e kishte tepruar me pijen.
Shoichi Nagakawa ka marre mbeshtetjen e kryeministrit Taro Aso. "Nuk ka largim. Me ka thene te vazhdoj punen”, deklaroi ai pas takimit.