E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Brendshme: Protestat e PS drejtohen nga njerëz me precedentë kriminalë

Ministria e Brendshme flet zyrtarisht për incidentet në protestat e opozitës: Disponojmë të dhëna të sakta se kundërshtimet me dhunë të punonjësve të policisë gjatë manifestimeve të paligjshme të Partisë Socialiste, janë kryer dhe nxitur nga persona të evidentuar me precedentë kriminalë

Tiranë, 13 Maj 2010 NOA - Ministria e Brendshme përmes një deklarate që nxori pak minuta më parë shprehu shqetësimin për cënimin e rendit dhe sigurisë dhe shkeljen flagrante të ligjit nga veprimet e strukturave të Partisë Socialiste në disa qarqe të vendit gjatë ditëve të fundit.

Grumbullimet dhe manifestimet e paligjshme dhe pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor, të dyja vepra penale të parashikuara në ligj, në disa raste janë shoqëruar edhe nga kundërshtime me dhunë të punonjësve të policisë, - deklaroi zëdhënësi Fatmir Konja.

Ai pohoi se Ministria e Brendshme disponon tashmë të dhëna të sakta se kundërshtimet me dhunë të punonjësve të policisë gjatë manifestimeve të paligjshme të Partisë Socialiste, janë kryer dhe nxitur nga persona të evidentuar me precedentë kriminalë.

Konfirmohet se në radhët e personave të arrestuar, të ndaluar, të shoqëruar apo proceduar në gjendje të lirë, pas manifestimeve të paligjshme dhe pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit, të paktën 2 persona në Tiranë, 2 në Durrës, 4 në Shkodër, 4 në Gjirokastër dhe 2 persona në Berat figurojnë të evidentuar me precedentë kriminalë.

Përfshirja e personave me precedentë kriminalë në manifestimet në kundërshtim me ligjin që ka zhvilluar Partia Socialiste në disa qarqe të vendit, përbën një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë publike, - thekson MB.

Sipas ministrisë, është evident tashmë edhe fakti se Partia Socialiste po angazhon në manifestimet e saj të paligjshme edhe punonjësit, policët bashkiakë dhe zyrtarët e administratës të njësive vendore që ajo qeveris.

Ministria e Brendshme në këtë pikë i bën thirrje Partisë Socialiste të distancohet nga personat me precedentë kriminalë të angazhuar në aksionet e saj politike, të mos keqpërdorë administratën vendore që ka nën kontroll, dhe më e rëndësishmja të heqë dorë nga veprimet dhe manifestimet që cënojnë rendin dhe ligjin.

Ministria e Brendshme, duke i bërë thirrje Partisë Socialiste të ndalë kërcënimet ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit, shpreh mbështetjen e plotë për punën dhe angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, të cilat në çdo rast kanë qëndruar në lartësinë e detyrës, duke mbrojtur ligjin e njëherësh duke respektuar maksimalisht të drejtat dhe liritë e qytetarëve, - përfundon deklarata e publikuar nga Konja.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›