Ministria e Financave dhe Ekonomisë: Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, 33.8 miliardë lekë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri të ditur se të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 33.8 miliardë lekë.
Ato rezultuan 35.8.9 % më shumë se 6-mujori i vitit 2022, ndërsa në vlerë ishin 8.9 miliardë lekë më të larta.
Sipas raportit të publikuar së fundmi mbi treguesit fiskal, të ardhurat nga tatimi mbi fitimi rezultuan edhe 29.4 % më shumë se plani i vitit 2023 për tatimin mbi fitimin. Në vlerë ishin 7.7 miliardë lekë më të larta se sa parashikimi.
Rritja e nivelit të të ardhurave të mbledhura nga ky zë, vlerësohet se lidhet me një fitim më të lartë të bizneseve për shkak të rritjes së çmimeve, i diktuar nga kriza, por dhe me miradministrimin tatimor.
Sektori i shërbimit dhe sektori i ndërtimit, tregtia dhe prodhimi patën rritjen më të lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
/ rtsh.al /