Ministria e Jashtme: 120 ushtarë do të dislokohen në Herat

Tiranë, 28 korrik NOA Ministria e Jashtme ka bërë të ditur sot se Shqipëria ka vendosur të rrisë kontributin e saj në mbështetje të Forcave Aleate në Afganistan, në prag të zgjedhjeve të ardhshme Presidenciale të 20 gushtit 2009, të cilat konsiderohen shumë të rëndësishme për vendin.
Për këtë arsye, një njësi shtesë, e përbërë nga 120 ushtarë do të dislokohet në Komandën Rajonale të Perëndimit, në Herat, për tiu bashkuar njësisë shqiptare që është tashmë e angazhuar në ISAF, si pjesë e kontingjentit që udhëhiqet nga Italia, në Komandën Rajonale të Perëndimit thuhej në deklaratë për shtyp lëshuar ditën e sotme nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Sipas deklaratës së kësaj ministrie. Tirana dhe Roma aktualisht po punojnë në bashkëpunim të ngushtë, për të siguruar dislokimin e shpejtë të kësaj kompanie dhe bërjen e saj operacionale përpara zgjedhjeve.
k.k/NOA
Komente Shto komentin tend var JOSC_postCSS=1; Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/akostyle';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/5109-ministria-e-jashtme-120-ushtare-do-te-dislokohen-ne-herat';var JOSC_autopublish='1';