E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministria e Kulturës miraton projektin për rijetëzimin e Shpellës së Spilesë në Himarë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka miratuar projektin për rijetëzimin e Shpellës së Spilesë në Himarë.

Ndërhyrjet parashikohet të nisin gjatë periudhës shtator–tetor dhe përfshijnë vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese dhe ndriçimin dekorativ.

Ministria sqaron se nuk do tolerohet asnjë zaptim abuziv që cenon statusin e mbrojtjes së kësaj shpelle.

Shpella e Spilesë është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimit nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore.

“Pamjet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale si pretendim se Shpella e Spilesë po kthehet në një “lavazh” apo pronë private nuk qëndrojnë. Përkundrazi, ajo do të rikualifikohet sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale. Për ndërhyrjet në afërsi të shpellës, me mbështetjen e pushtetit vendor dhe organeve ligjzbatuese do të ketë rikualifikime urbane e rikuperime që do të përmirësojnë kontekstin territorial duke evokuar vlerat turistike të zonës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›