E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit janë regjistruar 43 vatra zjarri, 10 janë ende aktive

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 43 vatra zjarri në vendin tonë.

Sipas raportimit të Ministrisë së Mbrojtjes, aktive mbeten vetëm 10 vatra, mes të cilave edhe ato në maline Dajtit  dhe Priskë-Gurrë e madhe-Farkë-Lundër.

3 prej vatrave po mbajen në monitorim, nëse do të aktivizohen sërish apo jo.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 499 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 120 efektivë, 5 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren po operojnë 120 efektivë të FA, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›