Ministria e Mjedisit, heq licencën e 7 lokaleve të natës në Durrës
Ministria e Mjedisit u ka pezulluar licencat e shtatë subjekteve gjatë një kontrolli në lokalet e natës në zonën e plazhit në Durrës. Kontrolli është kryer pas miratimit të ligjit për zhurmat i cili lejon mbajtjen hapur të lokaleve të natës edhe në fundjavë deri në ora 00:00. Por edhe me tolerancën e këtij ligji, pronarët e lokaleve kanë vazhduar të shërbejnë muzikë të lartë për klientët e
tyre përtej orareve të lejuara nga ligji. Për rrjedhojë gjatë kontrollit të ushtruar së fundi në lokalet e natës në Durrës, janë pezulluar licencat e shtatë subjekteve ndërsa shumë lokaleve të tjera të natës u është vendosur gjobë me 50 mijë lekë. Për ditët tjera të javës, përjashtuar të shtunën dhe të dielën, ligji parashikon se lokalet e natës duhet të qëndrojnë hapur deri në ora 23:00.
Last Updated on E Shtune, 24 Korrik 2010 18:05