E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Transporteve situata ne veri

Ministria e Transporteve raporton mbi situaten me te fundit ne vend. Sipas njoftimit aksi Shkoder-Velipoje eshte i pakalueshem. Bllokimeve nuk i kane shpetuar dhe shume segmente te tjera. Eshte fjala per Shkoder-Han i Hotit Bushat-Mali i Jushit Qafe Qele-Koman Ura e Bunes-Murriqan. Rruga Sopot-Ura e Bujanit kalohet me veshtiresi po keshtu dhe Ura e Fierzes.

Ne dy pika te segementit Peshkopi-Muhurr-Qafe Draj gjithashtu ka bllokim. Ne aksin Peshkopi-Murre-Qafe Drojet u shemb nje ure 5 kilometra larg Murrit. Unaza e Bulqizes nuk mund te kalohet. Ne afersi te qytetit te Klosit rreshkitja ka bllokuar plotesisht trupin e rruges. Ne kilometrin 4 te aksit Ura e Matit-Rreshen ka nje shembje. Ndersa ne Jug ne segmentin Vlore-Sarande qarkullimi kryhet me nje kalim ne vendet e quajtura Jonufra 1 Dukat Fshat dhe Dalje Piqeras.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›