E Martë, 3 Nëntor 2026

“Ministria nuk aprovoi sërish kurën e djalit”, pse u largua nga Shqipëria Emanuela Pepkola

Emanuela Peploka gruaja e cila është themeluesja e Down Sindrom Albania, në një rrëfim në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka treguar arsyet që e shtynë atë të largohej nga Shqipëria.

Emanuela tha se shkaku ishte sëmundja e djalit, e cila nuk mund të kurohej në Shqipëri. Ajo theksoi se pasi djali i saj Arbi u diagnostikua me linfamioma kërkoi ndihmë nga shteti, i cili i miratoi vetëm kurën e parë në Turqi, më pas nuk i ndihmoji më.

Pjesë nga biseda:

Emanuela: Të them të drejtën ne nuk prisnim me thënë të drejtën, sidomos nga pjesa e gjuhës.

Pranvera Borakaj: Po pse vendosët që të iknit nga Shqipëria?

Emanuela: Atëherë, Arbi në moshën 4 vjeçare u diagnostikua me linfamioma, që është keqformim i sistemit limfatik që në lindje. Atij i dukej te gjendra e qafës një gjendër, që pediatrit kujtonin se ishte nga këto gjendrat limfatike, deri sa një mjek shumë i mirë ORL e pikasi dhe mbas një MRI-je e kuptoi që bëhej fjalë për një lingfamioma. Linfamioma nuk është aq e rrasë si diagnozë, por pozicioni në trup e bën atë të rrallë. Nga MRI-ja u kuptua që Arbi e ka atë në mediastinë. U diagnostikua përfundimisht në Vjenë. Duhej një ndërhyrje, këtu nuk bëhej, unë kërkova ndihmë, shteti shqiptar e dërgoi në Turqi vitin e parë, atje bëmë një ndërhyrje të zona e qafës për këtë të koraksit nuk u bë asnjë gjë, Ministria nuk e aprovoi për herë të dytë vajtjen në Turqi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›