E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministria palestineze e Shëndetësisë: Numri i të vdekurve në Gazë shkon mbi 10 mijë

Më shumë se  10.000 njerëz janë vrarë  në Gaza që kur Izraeli filloi ofensivën e tij ushtarake një muaj më parë, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah.

Izraeli i shpalli luftë  Hamasit pasi grupi militant islamik filloi një sulm brutal më 7 tetor, duke vrarë 1.400 persona në Izrael dhe duke rrëmbyer më shumë se 240. Izraeli u hakmor duke nisur një ofensivë ajrore dhe tokësore në Gaza, duke u zotuar të eliminonte grupin militant.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë të hënën se kanë goditur qindra objektiva të Hamasit dhe kanë marrë kontrollin e një kompleksi ushtarak në Gaza gjatë 24 orëve të fundit.

Brenda enklavës, shërbimet e komunikimit po rikthehen ngadalë në disa pjesë të Gazës pas një ndërprerjeje në fundjavë. Mesatarisht, rreth  30 kamionë që transportonin ndihma humanitare  kanë kaluar nëpër kufi çdo ditë, tha Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Ramallah. Megjithatë, kjo ende nuk përfshin furnizimet me karburant./ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›