Ministrja Margariti: Veshja e gruas mirditore shpallet pasuri kombëtare

Veshja e mrekullueshme e gruas mirditore është shpallur “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila publikoi në rrjete sociale foto të kostumit tradicional, teksa shkroi se, “e mbushur me simbole mitike e kulti, kjo është veshja e mrekullueshme e gruas mirditase”.
Margariti tha se, “me propozim të Qendrës “Unioni Mirdita”, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale pasi shqyrtoi dosjen, vendosi që kjo veshje që ka shoqëruar në shekuj gruan e krahinës së Mirditës të shpallet pasuri kombëtare”.
Ky fakt, theksoi ministrja, na bën edhe më të vetëdijshëm për ruajtjen dhe trashëgiminë e saj.
/rtsh.al/