E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ministrja Xhaçka, bisedë telefonike me homologun gjerman: Reforma në drejtësi e pandalshme!

Ministrja e jashtme Olta Xhaçka, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Heiko Maas. Zonja Xhaçka ka vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë për mbajtjen e  Konferencës së parë Ndërqeveritare, ndërsa i ka cilësuar zgjedhjet e 25 prillit “një moment të ri për reformat e integrimit”. Në lidhje me reformën në drejtësi, ministrja Xhaçka tha se “ajo është e pandalshme”.

“Bisedë shumë e mirë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Mirënjohës për mbështetjen gjermane për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare. Zgjedhjet e 25 Prillit, një moment i ri për reformat e integrimit. Reforma në drejtësi e pandalshme!”, shkruan Xhaçka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›