E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja e Mbrojtjes se Sllovenise Bashkepunim mes forcave te armatosura

Tirane 7 dhjetor NOA - Ushtria shqiptare dhe ajo sllovene do te bashkepunojne me teper ne kuader te misioneve ushtarake. Deklarata eshte bere nga ministrja e Mbrojtjes sllovene Ljubica Jelushic gjate takimit te zhvilluar sot me Presidentin Bamir Topi.

Jelushic vuri ne dukje interesimin e pales sllovene per vijimesine e bashkepunimit shume te mire midis Forcave te Armatosura te dy vendeve tona dhe strukturave te tyre edhe ne kuader te misioneve te perbashketa paqeruajtese si ne Bosnje-Hercegovine dhe aktualisht ne Afganistan.

Presidenti Topi deklaroi gjate takimit se vizita te tilla tregojne dhe per zhvillimin e marredhenieve. Vizita te niveleve te tilla te larta i sherbejne zhvillimit te metejshem te marredhenieve midis dy vendeve tona ne fusha te ndryshme qe ne te njejten kohe deshmojne nje model bashkepunimi dhe fqinjesie te mire tha Topi.

Ai shprehu mirenjohjen per ndihmesen dhe mbeshtetjen e dhene nga Sllovenia dhe perfaqesuesit e zgjedhur te saj jo vetem per anetaresimin e Shqiperise ne NATO por edhe per liberalizimin e vizave si dhe pergjate rrugetimit tone integrues ne Bashkimin Evropian.

Topi ka theksuar se eshte e nevojshme qe rriten kapacitetet bashkepunuese ne kuader edhe te aleances se perbashket ne NATO.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›