E Martë, 3 Nëntor 2026

Minoreni përplas me makinë këmbësorin, vdes 55-vjeçari në Durrës

DURRËS- Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës.

Një 16-vjeçar duke drejtuar automjetin ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar, i cili po lëvizte në këmbë në zonën e Fllakës, e njohur ndryshe si sektori Rinia.

Minoreni, i cili shkaktoi aksidentin, nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Ai u shoqërua në komisariat dhe po merret në pyetje.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për ngjarjen./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›