E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësore, Dinamo fiton ndaj Sileksit

Dinamo zhvilloi sot në Ohër ndeshjen e parë miqësore në kuadrin e përgatitjeve verore, ku fitoi 2-1 kundër Sileksit.

Golat për dinamovitët u shënuan nga kapiteni Bruno Dita me 11-metërsh dhe Dejvi Metaj.

Kjo miqësore i ka shërbyer trajnerit Ilir Daja për të parë gjendjen e skuadrës në përgatitjet për sfidat europiane kundër Astanës në Conferencë League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›