E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësore, Elbasani fiton derbin përballë Sopotit

Skuadrat e Abissnet Superiores dhe ato të Kategorisë së Parë vazhdojnë stërvitjen, ndonëse kampionatet janë ndalur për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Ditën e sotme Elbasani dhe Sopoti kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në qytetin e Librazhdit, që është fituar me rezultatin 1-0 nga verdheblutë.

Një gol i Donart ka vendosur fatin e derbit. Teknikët e të dyja skuadrave shfrytëzuan  këtë ndeshje miqësore për t’i dhënë minuta të gjithë kontingjentit të ekipeve, duke vlerësuar lojtarët në dispozicion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›