E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësore/ Pogradeci mposht Skënderbeun, Keko shënon dy gola në fitoren e Partizanit

Ndonëse kampionatet janë pushim për shkak të pauzës së kombëtareve, skuadra e Abissnet Superiores vazhdojnë punën për të qenë në formën optimale kur të rikthehen në aktivitet.

Partizani ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Drenicën në stadiumin “Tofik Jashari” në Shijak. “Të kuqtë” kanë fituar 2-1 këtë miqësore, me Kekon protagonist, pasi sulmuesi ka shënuar një dygolësh përballë miqve nga Skënderaj.

Një ndeshje miqësore është zhvilluar edhe në “Gjorgji Kyçyku”, aty ku vendasit e Pogradecit kanë fituar 2-1 derbin e juglindjes ndaj Skënderbeut.

Frimpong kaloi në avantazh liqenorët në pjesën e dytë, por korçarët barazuan shifrat me Grazhdanin. Në minutat shtesë të takimit Firmpong shënoi golin e fitores për Pogradecin dhe të dytin personal në këtë  miqësore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›