E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësore U19, Qipro – Shqipëri 0-0Ky ishte takimi i katërt midis dy përfaqësuesve. Bilanci i Shqiperise U19 me Qipron: 4 ndeshje; 1 fitore, 3 barazime, 0 humbje. Golat: 5-3

Rrjetet sociale:

Shqipëria U-19 barazoi 0-0 në miqësoren me Qipro U-19 (7 nëntor) në takimin e dytë në ishullin e Mesdheut dhe i katërti midis dy përfaqësuesve përfshirë edhe dy të zhvilluar Shqipëri në javën e fundit të tetorit.

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga Ramadan Ndreu do të marrë pjesë në eliminatoret e Kampionatit Europian U-19, Grupi 1, së bashku edhe me Italinë, Irlandën dhe San Marinon.

Ndeshjet do te zhvillohen nga data 13-18 nëntor 2009 në San Marino.

52 ekipe marrin pjesë në këto eliminatore të ndara në 13 grupe me nga katër skuadra.

Dy skuadrat e vendeve të para të çdo grupi, plus dy vendet e treta më të mira të grupeve do të kalojnë më tej në fazën tjetër eliminatore, të quajtur Elite Raund.

KATËR NDESHJET ME QIPRON

21.10.2009, “Niko Dovana”, Durrës
Shqipëri – Qipro 1-1
Shënues: Bekim Bala (60’)

22.10.2009, “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan
Shqipëri – Qipro 2-2
Shënues: Hoxha (25’), Manuka (79’)

05.11.2009, “Paralini”, Qipro
Qipro – Shqipëri 0-2
Shënues: Tushe (23’), Tepshi (83’)

07.11.2009, “Paralini”, Qipro
Qipro – Shqipëri 0-0

Bilanci: 4 ndeshje; 1 fitore, 3 barazime, 0 humbje. Golat: 5-3

Numri i klikimeve - 2334
  E Diele, 08 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›