E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqesoret risi tek Italia

Duket se miqesorja ndaj Rumanise do ti sherbeje trajnerit te Italise Cesare Prandelli per te vene ne jete disa ide te reja.

Ne kombetare vihen re dy emrat e rinj te therritur posacerisht per kete miqesore si Ledesma dhe Diamanti lojtari i Breshias i rikthyer ne Serine A pas eksperiences se hidhur tek West Ham. Ai do te luaje ne mesfushe perkrah te rikthyerit Akuilani. Nderkohe qe sulmi pritet ti besohet Rossit dhe Balotelit qe te dy lojtare mjaft te rinj ne moshe dhe qe konsiderohen si e ardhmja e futbollit italian.

Suprizat nuk mungojne as ne prapavije ku mbrojtja do te perbehet nga Santon Bonucci Ranocchia dhe Balzaretti.

Sot luhen disa ndeshje te cilat edhe pse jane nen statusin e miqesoreve terheqin mjaft vemendjen e publikut. Keshtu ne Doha luan Argjentina kunder Brazilit ne Wembley Anglia kunder Frances dhe derbi iberik mes Portugalise dhe Spanjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›