Miqësorja ndaj Ukrainës, Kombëtarja U21 mbyll përgatitjet

Kombëtarja shqiptare U21 ka mbyllur përgatitjet në Eger të Hungarisë dhe është gati për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës, që do të luhet të hënën, më 5 tetor, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në orën 15:30.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj sfide, me trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik që kanë punuar me grupin për të përgatitur detajet e fundit të ndeshjes.
Atmosfera në skuadër është e mirë dhe lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë përballje miqësore ndaj Ukrainës.
Sfida Ukrainë–Shqipëri U-21 do të luhet të hënën, më 5 tetor, në orën 15:30, në “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”.