E Hënë, 2 Nëntor 2026

Miratohen pronësime për projekte publike në Elbasan, Cërrik dhe Peqin

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendime për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga zbatimi i tre projekteve me interes publik në bashkitë Elbasan, Cërrik dhe Peqin.

Në Bashkinë Elbasan, shpronësimi lidhet me projektin “Rivitalizim urban i shesheve të pallateve nr. 588, 712 etj., ‘Aleks Buda’, në lagjen ‘5 Maj’, zona kadastrale 8525”, me një vlerë prej 7,79 milionë lekësh, të përballuar nga buxheti i bashkisë.

Në Bashkinë Cërrik, vendimi prek projektin “Ndërtimi i sheshit rekreativ Shtërmen”, me një vlerë kompensimi prej 1,31 milionë lekësh, ndërsa në Bashkinë Peqin shpronësimet lidhen me zgjerimin e sipërfaqes së varrezave publike, në vlerën 940 mijë lekë.

Sipas vendimeve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe institucionet përkatëse ngarkohen me zbatimin e procedurave, përfshirë regjistrimin e pronave dhe pezullimin e transaksioneve deri në përfundimin e procesit të shpronësimit.

Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›