E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen rregullat për vlerësimin e kontratave të koncesionit dhe PPP-ve

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot rregullat për vlerësimin dhe miratimin e studimeve të fizibilitetit, si dhe dhënien, ndryshimin e transferimin e kontratave të koncesionit apo partneritetit publik privat.

Vendimi autorizon Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat që brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij, të miratojë dokumentet standarde të koncesionit apo partneritetit publik privat dhe t’i dërgojë ato për publikim në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat harton udhëzime dhe manuale shpjeguese për procedurat e koncesioneve dhe partneritetit publik privat, të detyrueshme për përdorim nga çdo autoritet apo ent kontraktor gjatë kryerjes së aktiviteteve të koncesioneve apo partneriteteve publike private.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen të gjitha institucionet qendrore dhe vendore.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›