Miratohet Reforma Territoriale në Kuvend, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

Kuvendi miraton projektligjin për ndarjen e re administrative. Mazhoranca arriti të bëjë shumicën e cilësuar, madje duke e tejkaluar atë. 85 vota pro shkuan për Reformën Territoriale në votimin që u zhvillua në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, pas një seance maratonë. 34 ishin votat kundër të opozitës.
Edhe pse paralajmëruan qëndrimin e tyre kritik, socialistët Erion Braçe dhe Elisa Spiropali rezulton të kenë votuar pro. Në sallën e Kuvendit mbërriti edhe kryeministri Edi Rama e ish-zëvendësja e tij, Belinda Balluku e cila mungonte prej disa seancash.