E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet Rezoluta për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Pas një debati të gjatë në Kuvendin e Kosovës, me shumicë votash deputetët kanë miratuar rezolutën për normalizimin e mardhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo rezolutë është miratuar me 68 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenime, ndërkohë gjatë votimit grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kanë braktisur sallën.
 

Diskutimet për këtë dokument u përshkuan nga polemika të ashpra ndërmjet deputetëve, në veçanti të atyre të Vetëvendosjes. Ndonëse edhe deputetë të LDK-së shfaqën rezerva ndaj nevojës për miratimin e një rezolute të tillë, votimi dëshmoi se ajo u votua edhe prej tyre.
 

Madje, deputeti Sabri Hamiti e vuri në pikëpyetje qoftë edhe pajtimin e subjektit të tij që të jetë pjesë e grupeve sponsoruese (kryetari që ndodhet në Bukuresht me asnjë fjalë nuk na ka njoftuar se është pajtuar, e kishte fjalën për Isa Mustafën, sqarim ynë).

Ndërkaq deputetët e Vetëvendosjes ishin kundërshtar të vendosur të këtij dokumenti. Kur ajo u votua, dolën para foltore së Kuvendit me një transparent në të cilin shkruante “Rezolutë e nënshtrimit ndaj Serbisë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›