E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet buxheti 2013

E premte 07 Dhjetor 2012 1118 Kuvendi

Pas nje seance maratone e cila zgjati 9 ore dhe pas debateve te shumta kuvendi miratoi draft buxhetin e vitit 2013. Kryefjala e cila ndau kete here mazhorancen dhe opoziten ishte rritja e nivelit te borxhit publik.

Demokratet e mbrojten kete ndryshim ligjor me argumentin se stimulon ekonomine ndersa socialistet thane se ky do te jete buxheti i krizes. Me heret kryeministri Berisha gjate fjales se tij u shpreh se me kete buxhet qeveria synon te prodhoje serish rritje ekonomike por ne emer te grupit kuvendor te partise socialiste Ben Blushi akuzoi mazhorancen se e ka rritur borxhin publik dy here me shume sesa e gjeti. Gjate dites nuk munguan as debatet dhe batutat per ceshtjet e integrimit. I vetmi ze kritik nga te djathtet i cili e konsideroi te rrezikshem rritjen e borxhit publik ishte Selami Xhepa. Nga ana tjeter ne fund te seances kryeministri Berisha ironizoi edhe serine e shifrave qe beri publike opozita gjate diskutimeve. Buxheti i 2013 eshte i katerti qe hartohet ne kushtet e krizes ekonomike globale. Shuma totale e tij arrin ne 409 miliard leke me nje rritje ekonomike prej 4 ndersa niveli i borxhit do te shkoje ne 62.6 te prodhimit te brendshem bruto.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›