Miratohet buxheti historik, votohet nen për nen me 75 vota pro dhe 24 kundër

Është miratuar me 75 vota pro, 24 kundër dhe asnjë abstenim, buxheti për vitin 2025.
Në një seancë të nisur që prej orës 10:00 në Kuvend u diskutua nen për nen Buxheti i vitit 2025. Buxheti për vitin e ardhshëm pritet të jetë më i madhi i viteve të fundit.
Shpenzimet për vitin 2025 parashikohen në vlerën e 8.2 miliardë euro ose 822.7 miliardë lekëve duke pësur një rritje të konsiderueshme me të paktën 600 milion euro në krahasim me këtë vit.
“Ndërkohë të 34 amendamentet e propozuara nga PD dhe dy që mbanin firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë qenë të parat që u kundërshtuan dhe rrëzuan nga mazhoranca”, tha për ABC News gazetarja Greta Bullari.
/abcnews.al/