E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet hyrja e Shqiperise ne qendren sekrete te NATO

Qendra e Perbashket e Informimit eshte nje qender analize e ngritur me nismen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe me pjesemarrjen e vendeve anetare te NATO-s.

Qendra funksionin si nje organizate mbeshtetese e NATO-s me kontribut dhe personel nga te gjitha vendet anetare te organizates. Anetaresimi i Shqiperise ne kete qender permbush nje nga detyrimet e vendit tone pas anetaresimit ne NATO.

Qellimi i kesaj qendre eshte sigurimi i informacionit te perpunuar me prejardhje nga sherbimet inteligjente te nivelit operacional dhe strategjik shume i vlefshem per operacionet e NATO-s. Shqiperia dhe Kroacia si anetare te rinj te NATO-s nuk kane ende nje perfaqesues te tyre ne kete qender dhe si te tille jane ftuar te behen pjese e saj.

Aderimi i Shqiperise ne kete memorandum mirekuptimi dhe pjesemarrja ne Qendren e Perbashket te Informimit eshte i rekomandueshem edhe per faktin se NATO nuk ka struktura grumbulluese ne fushen e inteligjences por mbeshtetet ne informacionin e vendeve anetare. Pas diskutimeve Komisioni miratoi projektligjin ne fjale dhe u shpreh dakord per kalimin e tij ne seance plenare.

2010-10-12 1533

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›