E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet kalimi i pronësisë për 4102 parcela të objekteve informale

Tiranë, 13 prill, NOA Rreth një milion metra katror sipërfaqe, në të cilat janë ndërtuar objekte informale, kanë kaluar në pronësi të ndërtuesve të objekteve. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave dhe bëhet fjalë për 4102 parcela të objekteve informale, me një sipërfaqe të përgjithshme trualli prej 1 342 214 metra katror.

Sipas materialit që shoqëron aktin e qeverisë, vendimi merret në kuadër të procesit të legalizimit të objekteve informate dhe ALUIZNI.

Në këtë proces janë përfshirë dhe njësitë e qeverisjes vendore, të cilat kanë kryer të gjitha procedurat tekniko-ligjore për përditësimin dhe plotësimin e dosjeve të legalizimit për secilin objekt dhe kanë përfunduar procedurat kualifikuese për legalizimin e tyre.

m.xh/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›