Miratohet kontrata koncesionare për segmentin Lekaj-Fier, pjesë e Korridorit Blu

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot kontratëne koncesionit me Bashkimin e operatorëve ekonomikë “Fusha”, “Agbes Construksion”, “Albavia”, “Kupa”, “Ante-Group”, “Klodioda”, “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000” dhe “Sphaera”,
Segmenti rrugor i autostradës Lekaj – Fier pjesë e rëndësishme e Korridorit Adriatiko-Jonian, ndryshe i njohur dhe si Korridori Blu, i cili nis në Slloveni dhe përfundon në Greqi, është një nga segmentet më strategjike të Bashkimit Europian, që do t’i mundësojë Shqipërisë ulje të kostove të transportit dhe një rritje të turizmit dhe shkëmbimeve tregtare.
Projekti i autostradës Lekaj – Fier konsiston në transformimin e autostradës në një standard të ri.
Do të bëhet zgjerimi dhe rikualifikimi i 46 km autostradë nga të cilat 10 km do të jenë totalisht të reja. Kontrata parashikon të ndërtohen 30 mbikalime dhe nënkalime të reja për automjetet dhe këmbësorët
Po ashtu, do të ndërtohen mbi 85 km të reja rrugë alternative pa pagesë për të mundësuar lidhjen e zonave të banuara me njëra-tjetrën.
Segmenti rrugor prej 46 kilometrash i autostradës Lekaj – Fier do të plotësojnë çdo standard të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Kjo rrugë do të ketë një taksë kalimi prej 0.04 .
Përveç aksit kryesor i cili do të jetë me pagesë, do të ndërtohen rreth 45 km rrugë alternative pa pagesë për të lidhur zonat e banuara.
/a.f/