E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale, Bardhi ju hedh ujë socialistëve në sallë: Turp!

Reforma Territoriale është miratuar me 85 vota në Kuvend, ndërsa seanca është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Në momentin e votimit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar duke hedhur ujë në drejtim të deputetëve socialistë, ndërsa ka thirrur: “Turp!”.

Miratimi i reformës me 85 vota vjen mes kundërshtimeve të opozitës, e cila ka shprehur rezerva për ndryshimet e propozuara në organizimin territorial të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›