E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ndryshimi i rregullores së Kuvendit

Me 73 vota pro, Kuvendi ka miratuar rregulloren e re, e cila parasheh votimin në mënyrë të hapur për dekretet e propozuara nga kreu i shtetit për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Deputetët e Partisë Socialiste kanë debatuar gjatë në seancë duke kundërshtuar draftin e propozuar nga deputetët e djathtë.

“Duke pasur parasysh se ky amendament vë nën kontroll politik integritetin e institucioneve të pavarura, ai i jep gjithashtu një goditje të fortë frymës së mirëbesimit reciprok. Nëse do të vazhdoni kështu e coni situatën në Shqipëri në pikën e nisjes”, ka deklaruar kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.

Menjëherë ka reaguar kreu i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi, i cili ka akuzuar opozitën se po tenton të fus në kaos institucionet demokratike. “Po përpiqen t’iu ngulisin njerëzve në kokë fjalën “transparencë”, jo sepse e duan atë, por sepse duan të fusin vendin në kaos”, u shpreh Patozi. Rregullorja hyn në fuqi menjëherë dhe tre kandidaturat e presidentit Topi për Gjykatën Kushtetuese pritet të miratohen me votim të hapur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›