Miratohet në parim pr/ligji për buxhetin

Gjatë seancës, e cila nisi herët gjatë paradites, opozita kritikoi buxhetin e qeverisë dhe masat e dështuara sipas saj kundër krizës ekonomike.
Ndërsa para pak castesh, deputeti socialist Ilir Beqja ka kritkuar ashpër buxhetin dhe ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka përhapur krizën financiare në të gjitha nivelet e ekonomisë.
“Ky buxhet e thellon krizën që e ka zanafillën në vitin 2009. Ja ku erdhëm, krizën e financave publike Berisha e futi në cdo sipërmarrës që kontraktoi. Më pas kriza filloi të hynte edhe në buxhetet familjare, të cilat iu drejtuan bankave, të cilat i besuan pasi ishin të kontraktuar nga Berisha. Tani kemi shumë kredi të këqija. Por kriza preku edhe emigrantët shqiptarë dhe Berisha, në vend që të përballej me krizën, po e fsheh atë dhe po e con Shqipërinë në greminë”, ka deklaruar Beqja.
Por nga radhët e qeverisë ishte ministri i Financave, Ridvan Bode i cili kritikoi qëndrimin e opozitës që nuk ofroi asnjë alternativë dhe veproi sipas tij në bazë të interesave të kryetarit, Edi Rama.
“PS interpretoi pamfletin që kryetari i opozitës u vë në gojë deputetëve të tij. Ata janë të shqetësuar vetëm për kolltukun e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që ka një ëndërr kryeministrore”, ka theksuar Bode.
Ai ka shtuar se buxheti i këtij viti ka nivelin më të larrtë prej 27.2% të GDP-së si të ardhura në buxhetin e shtetit.