E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirditë/ Plas tubi gjatë furnizimit me ujë të zjarrfikëses, plagoset ushtari i Forcave të Armatosura

Një ushtar i Forcave të Armatosura është plagosur në Mirditë, teksa po furnizohej me ujë një automjet zjarrfikës që po merr pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve.

Gjatë procesit, ka plasur tubi me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike. Presioni ka shkëputur pjesën metalike, e cila ka goditur ushtarin, duke i shkaktuar dëmtime.

Ushtari është marrë menjëherë në kujdes dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë operacioneve intensive për përballimin e situatës së zjarreve në territorin e Mirditës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›