E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirditë/ Policia jep detaje nga vrasja, 65-vjeçari u qëllua me armë zjarri

Policia ka dhënë detaje nga vrasja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Mirditë.

Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij shtetasi V. B., rreth 65 vjeç.

Sipas policisë, 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›