Mirë se erdhët në vitin ’97
Zëdhënësja e Qeverisë, në daljen e saj me urdhër të Kryeministrit, mbrojti emërimin e shefi t të SHISH. Nuk është situatë rutinë siç do ta shesë Qeveria, dhe shoqëria civile, si dhe “agjentët” e Edi Ramës në shtyp, siç i karakterizonte zëdhënësja me terminologji gazidedase gazetarët opozitarë, kanë të drejtë të jenë të shqetësuar. Krahasimet me të shkuarën e SHISH, kur qeverisnin socialistët, nuk mund të kenë ngjashmëri me situatën e sotme. Organi që pas ’97-ës zëvendësoi SHIK-un e Gazidedes, u konceptua nga aleatët e NATO-s dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara. Dora e CIA-s në strukturimin e tij, përzgjedhjen e kuadrove dhe trajnimin e tyre, si dhe objektivat, ishte e pranishme kudo. Edhe vetë socialistët në kuadrin ligjor, ku u mbështet struktura e re, bënë kujdes t’i ruheshin sa më shumë afërsisë me çfarë njerëzit sapo kishin lënë pas. Shefi i ri i inteligjencës shqiptare, pavarësisht se vinte nga i njëjti ambient akademik si Gazidede, ruajti një profil të ulët publik, qoftë personal, qoftë të organizatës. Dhe njerëzit janë dëshmitarë se prania e saj në jetën e përditshme ka qenë e pandjeshme.
Në deklaratën e Qeverisë akuzohej ish shefi i SHISH, Fatos Klosi për kontrabandë armësh. Në fakt ka pasur dyshime, dhe kjo ka qenë gjatë luftës së Kosovës dhe në favor të UÇK-së. Por akuza të tilla, nuk i shkojnë një Qeverie, e cila si shef të saj ka njeriun që e ka pranuar publikisht se ka furnizuar Millosheviçin me naftë në kohën e embargos, dhe në ditët e sotme është në mes të një skandali për trafik armësh me zonat e nxehta të globit, ku në mes janë firma serbe. Shaka e hidhur për shkaqe politike, apo hakmarrje e vonuar e njeriut që i ka të gjitha kartat si delfin i Serbisë në politikën shqiptare, ndaj njeriut që ndihmoi UÇK-në?
Ngjan se kronikat televizive të 2012-ës, janë të njëjtat por të restauruara të vitit 1996: I njëjti shef i shtetit, e njëjta bindje e verbër e administratës dhe pushteteve të tjera ndaj tij, dhe së fundmi i njëjti kallëp shefi i shërbimit sekret, i shtuar me mllef. Pavarësisht se ish pedagog, personi në fjalë është një jo profesionist për postin që mban, dhe si i tillë është armë e verbër në duart e bosit të tij. Qenia jashtë profilit, e bën edhe më të rrezikshëm. Krahasimi me Klosin është një përqasje e ligë e zëdhënëses, pasi ky i fundit u vendos në kushtet e emergjencës si shef i SHISH, por i ka kreditet që tregojnë se nuk e përdori shërbimin për qëllime politike, apo ta kthente në tmerr të popullsisë civile. Ndërsa shefi i ri me mbiemrin tingëllues Ajazi Lika, i cili është krenar që është verior, a thua se bëhet fjalë për një etni tjetër, çka dëshmon një ngarkesë tribale, si të shkuar dhe eksperiencë profesionale, ka vetëm atë të shëmtuarën e viteve ’92 – ’97. Tashmë nuk mbetet tjetër vetëm të vendoset Prokuror i Përgjithshëm një kopje e Alush Dragoshit, në mos ai vetë, dhe do kemi një projektim të shtetit të dikurshëm të pesëmbëdhjetë viteve më parë. “Këta nuk kanë harruar dhe nuk kanë mësuar asgjë, nga çfarë ka ndodhur në këto vite”, ishte thënia e Talejrandit, ish ministër i jashtëm i Napoleonit, për Burbonët e rikthyer në pushtet, pas shuarjes së revolucionit francez dhe restaurimit, kur këta nuk arrinin ta kuptonin se shoqëria franceze kishte ndryshuar dhe nuk mund të pranonte rikthimin e fisnikëve dhe të drejtës feudale. Vitet 2005 – 2012 nuk janë vitet e një rotacioni normal qeverisje dhe as ecjeje përpara të vendit. Janë vitet e restaurimit, që Sali Berisha ta kthejë edhe një herë kohën aty ku e la në vitin ’97, dhe ta vazhdojë prej aty. Këto tetë vjet që shkuan nën qeverisjen e demokratëve, ishin vetëm për të asnjanësuar përparimin e bërë nga shoqëria shqiptare. Natyrisht 2012-ta e gjen pa Gazideden, por me shëmbëlltyrën e tij; me fëmijët më të rritur e shumë të pasur; me qeveri të bindur e frikshëm mediokre; me kundërshtarë që dikur përpiqeshin t’i kafshonin dorën, ndërsa sot vihen në radhë t’ia puthin; me opozitën që dikur i niste mesazhet nga burgu, sot nga interneti. Por në thelb, po kthehemi aty ku Berisha e la herën e fundit dhe ëndrra ju pre në mes. Nuk ka rëndësi se kjo është dramatike, ndërkohë që bota ka ecur kaq shumë. Nuk i intereson sa e dëmshme dhe joproduktive është për shqiptarët, përfshi dhe ndjekësit e tij. Ai do realizojë bastin. Gjithçka, arritje institucionale apo pavarësi pushtetesh, u zerua. Jemi dëshmitarë në restaurimin e një qeverisjeje që u dënua një herë nga historia, por që mendjelehtësia e klasës politike e lejoi të kthehej dhe shqiptarët po e durojnë tej çdo imagjinate. Duke harruar se periudhat restauratore, janë ato më reaksionaret dhe më të dëmshmet në jetën e shoqërisë. Le ta shijojmë!
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)