E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirel: Kriza në Shqipëri ndikim në hyrjen në BE, Kukan: Të respektohen institucionet

Në godinën e Parlamentit Europian u zhvillua sot takimi i Komitetit Ndërparlamentar për Stabilizim- Asocimin, mes përfaqësuesve të BE-së dhe Shqipërisë.
Seanca është drejtuar nga kreu i delegacionit të PE, për Europën Juglindore, Eduart Kukan dhe deputetit shqiptar të Partisë Demokratike, demokrat Fatos Beja.
Objekt i diskutimeve kanë qenë zhvillimet e fundit politikë në Shqipëri.
Europarlamentari Eduard Kukan u shpreh se problemet dhe konfliktet politike duhet të zgjidhen brenda institucioneve demokratike.
"Vendimet e institucioneve demokratike duhen respektuar", tha Kukan, duke bërë më tej apel për bashkëpunim mes forcave politike e duke shtuar se kjo do të ishte në dobi të Shqipërisë dhe popullit të saj.
Deputeti demokrat Fatos Beja, u shpreh menjëherë pas Kukan, se në Shqipëri opozita ka radikalizuar situatën pas mungesës 7-mujore në Parlament.
Beja citoi raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet e më tej bëri të ditur se maxhoranca mbështet ndryshimet ligjore që zgjedhjet në Shqipëri të përmbushin standardet e kërkuara.
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, Pier Mirel, duke folur për pyetësorin Shqipëri-BE, tha se kriza do të ndikojë në opinionin për çështjen e statusit kandidat.
"Greva e urisë është diçka pozitive për të marrë statusin e kandidatit? Parlamenti shqiptar nuk po funksionon që prej 8 muajsh dhe ne do ta kemi parasysh këtë në opinionin tonë", u shpreh drejtori për zgjerimin me Ballkanin, Pierre Mirel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›